Një burrë i moshës 53-vjeçare është gjetur pa shenja jete brenda banesës së tij në Selenicë të Vlorës.
Nga informacionet paraprake Polici dyshon për një vetëvrasje, megjithatë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Stacioni i Policisë Selenicë referoi materialet në Prokurori, pasi në fshatin Gjorm, Selenicë, dyshohet se është vetëvrarë në banesën e tij, shtetasi U. G., 53 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor”, njofton policia.












