Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Gjykata Kushtetuese pezullon ratifikimin në Kuvend.
Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se ka marrë në shqyrtim padinë e bërë nga deputetët e opozitës kundër marrëveshjes me Italinë për emigrantët.
Ky vendim i Gjykates Kushtetuese vjen në një kohë kur maxhoranca socialiste kishte parashikuar për ta miratuar marrëveshjen në seancën e kësaj të enjteje. Në këtë mënyrë, pezullohet automatikisht procedura e ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes me Italinë.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur qe kjo ceshtje te shqyrtohet me 18 janar për shkak te nevojes për shqyrtim te shpejtë.












