Arben Ahmetaj e ka humbur mandatin e deputetit.
Lajmi është konfirmuar nga Kuvendi e cila njofton se deputetët që nuk paraqiten në seancë në 6 muajit e fundit, e humbin mandatin dhe në këto kushte duhet të plotësohet vendi vakant.
“Kuvendi i Shqipërisë në bazë të shkronjës ‘d’ të pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Rregullores së Kuvendit, ju njofton mbarimin përpara afatit kushtetues të mandatit të deputetit të PS-së Arben Ahmetaj, për shkak të mungesës së tij pa arsye për mbi 6 muaj rresht në Kuvend” thuhet në shkresën e Kuvendit, drejtuar KQZ-së.
Sipas rezultateve të zgjedhjeve të fundit parlamentare, mandati i Ahmetajt merret nga Dallëndyshe Bici, aktualisht Drejtoreshë e Kadastrës, e në rast se për shkak të postit, Bici refuzon mandatin, ai i kalon juristit Plarent Ndreca.












