Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta është thirrur në Prokurorinë e Posaçme.
“Hëë mo çfarë ka ndodhur?!“, u tha gazetarëve Ilir Meta pasi në hyrje të SPAK ishin të pranishëm shumë media.
Meta në hyrje të SPAK e ironizoi kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin duke i vendosur epitetin “Dumdumani”.
“Kam ardhur të takoj “dumdumanin”, e njihni “dumdumanin”?! Kush është “dumdummani”, është ai që nuk guxon të hapë çështjen e McGonigal sepse është kokë e këmbë bashkë me Edi Ramën. Dumdummani është ai që nuk përmend dot emrin e Edi Ramës”, tha Meta teksa futej në SPAK.
Kjo paraqitje e Metës në SPAK vjen një ditë pas bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit e cila për mbi 5 orë ka dhënë sqarime në lidhje me hetimin pasuror që ka hapur prej muajsh Prokuroria e Posaçme. KËTU SHIKO VIDEO-n:












