Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur mëngjesin e kësaj të premte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Burime për mediat bëjnë me dije se Tahiri do të merret në pyetje në do të merret në pyetje nga oficerët e BKH-së në lidhje me hetimet për dosjen e “21 Janarit”, si një prej organizatorëve të asaj demonstrate, ku mbetën 4 persona të vrarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Si organizator i demonstratës së 21 Janarit dëshmoi ditën e djeshme edhe deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia.












