Dorëhiqet nga detyra Komandanti i Gardës së Republikës.
Ermal Onuzi e ka dorëzuar dorëheqjen vetëm 9 muaj pasi u emërua në këtë detyrë. Shkaqet e këtij largimi nuk dihen ende. Kur mori detyrën, Onuzi u prezantua nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.
Ermal Onuzi pasoi në krye të Gardës, Gramos Sakon, i cili qëndroi për më shumë se 10 vite si drejtues i institucionit.












