Kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro ka vendosur të japë dorëheqjen, ndërsa ndodhet në qelitë e paraburgimit.
Në një letër drejtuar Këshillit Bashkiak Himarë, e cila mban datën 25 mars, Goro shpreh mirënjohjen për 12 vitet që i shërbeu qytetarëve.
Nga ana tjetër, ish-kryebashkiaku i Himarës mohon akuzat për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash. Kujtojmë se Goro aktualisht ndodhet në qelitë e paraburgimit, teksa është ende nën hetim nga SPAK.












