GJKKO ka rrëzuar dy kërkesa e Sali Berishës për ‘heqjen e masës së sigurisë’ edhe për ‘përjashtimin nga çështja të gjyqtares Irena Gjoka’.
Avokati i ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj tha për mediat se kanë bërë një kërkesë paraprake për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, si dhe kanë kërkuar heqjen e masës së sigurisë për Sali Berishën. Të dyja kërkesat e depozituara, u rrëzuan nga gjykata.
Kujtojmë se Sali Berisha është person nën hetim në dosjen “Partizani” për “Korrupsion pasiv i funskionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i K.Penal”. Për Sali Berishën është vendosur masa e sigurisë detyrim paraqitje dhe bllokim i pasaportes.