Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin për ish-ministrin, Ilir Beqaj dhe 6 të akuzuarit e tjerë për abuzim me fondet e SASPAC.
Të akuzuarit kishin ankimuar vendimin e GJKKO-së, por Apeli nuk ndryshoi masat e sigurisë ndaj tyre, duke lënë pas hekurave ish-ministrin Ilir Beqaj dhe financierin e tij, Ermal Kurtulaj të cilët kërkuan lirinë.
Ilir Beqaj ka ofruar garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra për masë më të butë. Ndërsa bashkëpunëtori i tij Ermal Kurtulaj në seancën e para dy ditëve kërkoi masë më të butë sepse sipas tij ka dy fëmijë të mitur dhe nënën sëmurë.