Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Librazhd-Prrenjas ku një automjet është përplasur me një kamion.
Për pasojë ka humbur jetën 31-vjeçari nga Devolli i identifikuar si Eugen Meka që drejtonte automjetin, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të ka mbetur i lënduar.
Bëhet me dije se drejtuesi i kamionit, është shoqëruar në polici për kryerjen e veprimeve procedurale. Policia bën me dije se grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.