Këshilli i Ministrave nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, ka emëruar Vilma Gurin në “postin” e Drejtoreshës së Departamentit të Administratës Publike.
Bëhet fjalë për një pozicion me rëndësi të lartë në vend, të cilin Guri e merr pas një periudhe shërbimi si këshilltare pranë Kryeministrit Edi Rama.
Vilma Guri do të zëvendësojë në detyrë Enkela Dudushin, e cila do të vijojë të ushtrojë funksione të rëndësishme brenda strukturave të institucionit.
Mësohet se kjo lëvizje vjen në një moment kur Bashkimi Europian dhe partnerët ndërkombëtarë kanë udhëzuar përshpejtimin e reformave në administratën publike, përmirësimin e standardeve të transparencës dhe llogaridhënies.












