Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Gjyqtari Engert Pëllumbi ka vendosur që Erion Veliaj duhet të qëndrojë në burg duke mos pranuar masë më të lehtë sigurie kundrejt garancisë pasurore.
Ndërsa ndaj biznesmenit Elman Abule, togat e zeza kanë zëvendësuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në arrest shtëpie.
Biznesmeni, i cili është nën hetim në dosjen e Erion Veliajt, urdhërohet që të mos largohet nga banesa e tij, si dhe që të mos kontaktojë me persona të tjerë, përveç atyre me të cilët bashkëjeton.
Gjithashtu Apeli la në fuqi masat ‘detyrim paraqitjeje’ për 3 biznesmenët: Gentian Sula, Meriman Palushi dhe Shkëlqim Fusha.