GJKKO ka konfirmuar masën e kërkuar nga SPAK, duke caktuar ‘arrest shtëpie’ me mbikëqyrje policore për ish-kryeministrit Sali Berisha.
Kjo masë nga SPAK erdhi pasi më herët, ish-kryeministri nuk zbatoi vendimin e Gjykatës, atë të detyrimit me paraqitje para policisë gjyqësore.
Kjo masë arresti do të shoqërohet me mbikëqyrje policore (polic te dera) dhe pengim të komunikimit me persona të tjerë.
Berisha është person nën hetim në çështjen mbi procedurat e privatizimit të ish kompleksit Sportiv Partizani, i cili dyshohet nga SPAK për korrupsion pasiv.












