Sunday, November 15, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar

by Rilindje
15/05/2026
in AKTUALITET
LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar

Një lajm i trishtë ka ardhur këtë të premte. Piktori i njohur shqiptar, Shyqyri Sako, një prej emrave më të rëndësishëm të skenografisë dhe pikturës së filmit në vend, i cili për më shumë se pesë dekada i dha artit shqiptar një kontribut të vyer dhe të pazëvendësueshëm, ka ndërruar jetë.

I njohur ndryshe si “piktori i filmave”, Shyqyri Sako ishte një nga artistët që hodhi themelet e estetikës dhe fizionomisë së dekorit në kinematografinë shqiptare. Me një karrierë mbi 50-vjeçare, ai mbetet një figurë e spikatur e Kinostudios “Shqipëria e Re”, ku punoi nga viti 1962 deri në daljen në pension në vitin 1997.

Shyqyri Sako lindi në vitin 1937 në Kolonjë. Hapat e parë në artin e vizatimit i mori në Korçë, pranë emrave të njohur të pikturës shqiptare si Guri Madhi dhe Vangjush Mio. Më pas kreu studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja”, ndërsa në vitin 1958 nisi studimet e larta në Institutin e Kinematografisë “VGIK” në Moskë. Pas ndërprerjes së marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike, ai u rikthye në Tiranë, ku përfundoi studimet në Institutin e Lartë të Arteve si piktor filmi.

Karriera e tij artistike nisi në vitin 1963 me filmin “Detyrë e posaçme”, për të vijuar më pas me dhjetëra produksione të rëndësishme të kinemasë shqiptare. Ai realizoi skenografi, kostume dhe afishe filmash që sot konsiderohen pjesë e trashëgimisë artistike dhe kulturore shqiptare.

Ndër filmat ku Shyqyri Sako dha kontributin e tij si piktor dhe skenograf renditen: “Njësiti Gueril”, “Kapedani”, “Rrugë të bardha”, “Dimri i fundit”, “Tomka dhe shokët e tij”, “Mësonjëtorja”, “Fundi i një gjakmarrjeje”, “Shpella e piratëve”, “Përdhunuesit” dhe shumë të tjerë.

NGA KATEGORIA

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar
AKTUALITET

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar

15/11/2026
Aksident tragjik në “mes” të qytetit/ Makina përplaset me rrethrrotullimin, ja kush humb jetën…
AKTUALITET

E rëndë/ Aksidenti tragjik në Thumanë i mori jetën artistit të njohur (FOTO)

15/11/2026
Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…
AKTUALITET

Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…

15/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave

15/11/2026
Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…

15/11/2026
Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu e rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…
AKTUALITET

Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu e rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…

14/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Beteja e përjashtimeve në politikë/ Kush ka larguar më shumë emra nga partia, Berisha apo Rama?
POLITIKË

Beteja e përjashtimeve në politikë/ Kush ka larguar më shumë emra nga partia, Berisha apo Rama?

15/11/2026
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar
AKTUALITET

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar

15/11/2026
Aksident tragjik në “mes” të qytetit/ Makina përplaset me rrethrrotullimin, ja kush humb jetën…
AKTUALITET

E rëndë/ Aksidenti tragjik në Thumanë i mori jetën artistit të njohur (FOTO)

15/11/2026
Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…
AKTUALITET

Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…

15/11/2026
“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…
EDI RAMA

“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…

15/11/2026
“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos
POLITIKË

“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos

15/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!