Në mbledhjen e sotme të qeverisë Rama, 1 prill 2026, është vendosur shkarkimi nga detyra i zv/ministrit të Mbrojtjes, Andrea Shllaku.
Në këtë mbledhje u miratua emërimi i Pranvera Skanës, si zëvendësministre e Mbrojtjes. Pranvera Skana ka qenë kandidate për deputete e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 2025-s në qarkun e Lezhës.
“Vendimi është marrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe ligjit nr.9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit Edi Rama. Ai hyn në fuqi menjëherë dhe do të publikohet në “Fletoren Zyrtare”“, thuhet në njoftimim e Qeverise.













