Qeveria shqiptare ka bërë disa ndryshime të rëndësishme në radhët e kabinetit.
Eugena Tomini është emëruar zëvendës ministre e Shëndetësisë, ndërsa Edona Bilali, është rikthyer në qeveri si zv/ministre në Ministrinë e Infrastrukturës.
Por lëvizja më surprizë ka qenë ajo e Silva Cakës, e cila është emëruar zëvendës ministre e Brendshme. Caka ishte gjithashtu kandidate për deputete në zgjedhjet e 11 majit, duke kryesuar listën e Partisë së Lirisë.












