Kursi i këmbimit ka hyre në momentin kur efekti turistik është më i fortë se kurrë. Nisja e vrullshme e sezonit turistik në Shqipëri ka bërë që valutat e huaja të zhvlerësohen me ritme edhe më të shpejta në raport me Lekun.
》Mësohet se në pika të këmbimit valutor sot në Tiranë, 1 euro është blerë me 99.6 lekë dhe shitur me 100.4 lekë.
》Një situatë e ngjashme paraqitet edhe në kursin e këmbimit mes dollarit amerikan dhe lekut. Një dollar amerikan u ble sot me 92.9 lekë, ndërsa u shit me 93.8 lekë.
》Paundi britanik këmbehet me 117.4 lekë, kurse franga zvicerane 118.4 lekë.












