Ditën e sotme, anëtari i Gjykatës së Lartë Darjel Sina, është ndarë nga jeta në moshën 45-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Lajmin për ndarjen nga jeta të gjyqtarit, e dha përmes një njoftimi Gjykata e Lartë, e cila shkruan se Sina la boshllëk të madh për të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të.
Sina humbi jetën në intubim tek QSUT, ndërsa ka qenë për t’u mjekuar më herët edhe jashtë vendit. Darjel Sina, i’u bashkua trupës së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, në prill të vitit 2022.
Gjykata e Lartë e Shqipërisë dhe stafi “RILINDJE.info” i shpreh ngushëllime familjes.












