Ka nisur seanca plenare. Kuvendi ka mbajtur 1 minutë heshtje për të përkujtua viktimat e Holokaustit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.
Momentalisht kryeministri Edi Rama nuk shihet në sallë, kurse opozita ka kërkuar që të ndryshohet rendi i ditës sot në Kuvend, për të përfshirë një mocion për debat me Ramën. Presim që ditën e sotme Edi Rama tu përgjigjet akuzave të Berishës prej disa ditësh për arrestimin e agjentit të FBI-së McGonigal dhe do të sqarojë miqësinë e tij me zyrtarin e lartë.
Më 27 janar, në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005, përkujtohen viktimat e Holokaustit. Kjo datë përkon me çlirimin të kampit nazist të përqendrimit Auschëitz-Birkenau më 27 janar 1945.












