Më në fund pas shumë ditësh pritje, Prokuroria e Posaçme ka firmosur “autorizimin” për të lejuar familjarët të vizitojnë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj në qelitë e paraburgimit të Durrës.
Ky vendim dhe reagim i fundit i SPAK vjen pasi Prokurori Ols Dado ia kishte ndaluar kryebashkiakut socialist që të zhvillojë takime me të afërmit dhe miqtë në paraburgim.
Erion Veliaj u arrestua të hënën e kaluar, ndërsa të enjten u krye transferimi i tij nga blloku i sigurisë te ‘Mine Peza’ në paraburgimin e Durrësit ku kryebashkiaku prej disa ditësh u mbajt i izoluar duke mos zhvilluar asnjë takim me familjarët.












