Ministri për Shtetin dhe Pushtetin Vendor, Arbian Mazniku ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pas gati 3 orësh marrje në pyetje.
Ai deklaroi para gazetarëve se u paraqit në SPAK si person që kishte dijeni për një çështje.
“Duhet të jepja shpjegime per nje çështje”, tha Mazniku.
Ministri mbërriti në SPAK rreth orës 09:30 i vetëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme mëngjesin e sotëm.












