Qeveria Rama ka ndërmarrë një tjetër hap për t’u distancuar dhe zhveshur nga çdo privilegj ish-zëvendës kryeministrin në arrati Arben Ahmetaj.
Drejtoria e Çështjeve konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme, i ka drejtuar një kërkesë të gjitha misioneve diplomatike dhe konsullatave shqiptare në botë. Njoftohen për shpalljen të pavlefshme dhe jashtë qarkullit të pasaportës diplomatike të Arben Ahmetajt, e cila kishte vlefshmëri deri në vitin 2033.
Ministria e Punëve të jashtme e bazon nxjerrjen të pavlefshme të pasaportës diplomatike të Arben Ahmetajt në vendim e qeverisë të 2019-tës për “Kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe atyre të shërbimit”.
Kjo lëvizje e qeverisë vjen vetëm dy javë pasi vendi Arben Ahmetajt si deputet u zëvendësua nga Plarent Ndrecaj. Në Korrik të vitit të shkuar, Kuvendi i dha SPAK aprovimin për arrestimin e Ahmetaj por ai për t’i shpëtuar përballjes me drejtesine, ai zgjodhi të largohej nga Shqipëria.