Ditën e sotme ka pasur reshje të dendura shiu në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Bashkia e Vlorës, paralajmëron qytetarët që të bëjnë kujdes pasi disa zona rrezikojnë përmbytjen si pasojë e rrebeshit të shiut.
“NJOFTIM I RËNDËSISHËM NGA BASHKIA VLORE: Gjjatë ditës së sotme, e hënë, 23 dhjetor, qyteti i Vlorës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të lartë të cilat do të sjellin prurje të shumta ujërash. Bëni kujdes, mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë si: “Albano&Romina”; Biblioteka Publike; Pranë Kishës Orthodhokse; Në “Skelë” te dykalimshi; Shkolla “Halim Xhelo”. Grupet tona të Ujësjellës Kanalizime dhe Bashkisë së Vlorës, janë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme”, shkruan Bashkia Vlorë.












