Një tërmet është regjistruar pasditen e kësaj të diele në zonën midis Tiranës dhe Elbasanit.
Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane-Mesdhetare, lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë 3.8 e shkallës Rihter. Epiqendra ka qenë 9 km në jug-perëndim të Elbasanit dhe 32 km në juglindje të Tiranës.
Tërmeti ka patur thellësi fokale 10 km, teksa është regjistruar vetëm pak minuta më përpara. Vlen të theksojmë që lëkundjet janë ndjerë gjithashtu edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë së Mesme.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo njerez të lënduar.












