Arrestohet në Rinas Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se ai është arrestuar për aferën e privatizimit të ish klubit sportiv Partizani. Mësohet se është caktuar “detyrim paraqitje” edhe për Sali Berishën.
Urdhëri i arrestit është kërkuar nga prokurori i SPAK, Arben Kraja dhe është firmosur nga GJKKO. Në pranga ka rënë edhe Fatmir Bektashi, ortak me Malltezin dhe ndertues i kullave ne ish-kompleksin Partizani.
Ka qenë Taulant Balla i cili ka paditur në vitin 2020, Sali Berishën, ish-ministrin të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone.












