Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen e Asllan Dogjanit.
Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani akuzohet për veprën penale të ‘fshehjes së pasurisë’.
Dosja e Dogjanit është hedhur ne short dhe për shqyrtimin e saj është caktuar gjyqtarja Rudina Palloj. Dogjani është paraqitur së fundmi disa herë në SPAK, por për mediat ka deklaruar se ka bërë kallëzim lidhur me vjedhjen e pronës publike në Tiranë.