Futbolli shqiptar është në zi. Ditën e sotme është ndarë nga jeta ish-legjenda e klubit të Flamurtarit, Skënder Brahimaj i cili u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare.
Përcjellia për në banesën e fundit bëhet nesër në ora 11, nga shtëpia e tij në lagjen Pavarësia, për në varrezat e Shërishtës.
Skënder Brahimaj u lind më 19 Shtator 1936 në Lepenicë të Vlorës. Në moshën 17 vjeçare nis karriera e tij futbollistile me ekipin e Flamurtarit. Në vitin 1962 shpallet nje nga 10 futbollistet më të mirë të Shqipërisë.
Karriera e tij futbollistike zgjati 13 vite. Më pas ai shërbeu si trajnier futbolli dhe mesues i edukimit fizik. Gjatë viteve ‘90-2000, Skënder Brahimaj ka marrë në dorë drejtimin e ekipit te Flamurtarit, disa vite si trajnier e më pas edhe si shef i Klubit Flamurtari.