Një tërmet i fortë është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në Greqi.
Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane Mesdhetare, lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë 5.2 e shkallës Rihter, me epiqendër 6 kilometra në lindje të Prokopio Evia dhe thellësia fokale në 11km kilometra.
Ky tërmet është regjistruar dhe me disa paslëkundje të tjera me magnitudë më të vogël.
Shtatë minuta më vonë, një tërmet 3.7 Rihter me thellësi 5 km ndodhi nga e njëjta epiqendër. që u ndje edhe në zona të Atikës.
“Tërmeti ka ndodhur në një zonë malore, dhe nuk ngjall shqetësim”, tha për protothema.gr sizmologu Kostas Papazachos.












