Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK).
Pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Tavo deklaroi shkurtimisht se “u thirr si person në dijeni për një kallëzim që kishte bërë në 2021“.
Kujtojmë se referuar raportimeve mediatike, Vangjel Tavo del si i përfsdhirë dhe në dosjen e lobimit të LSI-së që po hetohet nga SPAK, ku dyshohet se LSI ka lobuar pranë zyrtarëve amerikanë në prag të zgjedhjeve të vitit 2017 në Shqipëri.
Vangjel Tavo u emërua në krye të prefekturës të Vlorës në mars të këtij viti. Më herët, ai ka mbajtur mandatit e deputetit dhe postin e ministrit të Shëndetësisë.












