Apeli i GJKKO-së, ka vendosur këtë të martë, 21 nëntor, ndryshimin e masës së sigurisë për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës.
Gjykata papritur sot lehtësoi masën ndaj Malltezit duke vendosur “Arrest në shtëpi”, kurse ndaj Sali Berishës qëndron e njëjta masë sigurie “Detyrim Paraqitje” dhe “Bllokim Pasaporte”.
“Gjykata shpalli vendimin duke miratuar kërkesën e zotit Berisha dhe duke ndryshuar masën e sigurisë për Jamarmbër Malltezin, duke caktuar masën “Arrest në shtëpi”. Kjo mbetet një çështje politike”, tha avokati Gjokutaj.
Kujtojmë se Jamarbër Malltezi u arrestua një muaj më parë, më 21 tetor 2023 lidhur me privatizimin e ish-klubit Partizani.












