Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja dorezon mandatin.
Lënia e mandatit të tij vjen pasi Jurgis Çyrbja dy ditë më parë u mor në pyetje nga SPAK, lidhur me një kallëzim të Edi Palokës për “abuzim me detyrën” gjatë kohës kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit.
Vendimi për t’i dhënë fund detyrës si deputet është konfirmuar nga vetë Çyrbja i cili thotë se nuk ka asnjë shqetësim të natyrës ligjore, por ka nevojë të kujdeset për shëndetin.
“Kam nevojë për kohë. Do të kujdesem për shëndetin tim. Nuk kam asnjë shqetësim të natyrës ligjore. Dorëheqja nuk lidhet me thirrjen në SPAK. Ishte një vendim që e mora në vlerësim të situatës sime personale”, thotë Çyrbja.