Mjeku i njohur i QSUT-së, Vanion Cinari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.
Vanion Cinari humbi jetën në moshë të re pasi mbrëmjen e djeshme u përfshi në një aksident në zonën e Saukut në Tiranë.
Pas dëmtimeve të marra, 40-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Nga aksidenti është plagosur edhe një 32-vjeçare, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga aksidenti i trefishtë mbrëmjen e djeshme në këtë zonë të kryeqytetit u shkaktua kaos në rrugë dhe trafik i rënduar.












