Anuela Ristanit është zgjedhur t’i delegohen detyrat e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i cili u arrestua mesditën e djeshme me urdhër të SPAK.
Anuela Ristani deri më sot ka qenë në postin e zv.kryetares së bashkisë së Tiranës. Tashmë me arrestimin e Veliajt, asaj do t’i delegohen detyrat e bashkisë më të madhe në vend.
Raportohet se vizita e kryeministrit Edi Rama dy herë brenda ditës së sotme, u zhvillua për të takuar drejtuesit e institucioneve për lënien e porosive mbi vijimësinë e punëve në qytet.
Rama u rikthye në bashki edhe gjatë pasdites per te ndjekur nga afer zgjedhjen e “drejtueses se re” te komanduar në Bashkine e Tiranës.












