Gjendet pajetë një i moshuar në anë të rrugës nacionale, Roskovec-Berat.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.M, (80 vjec) dhe nga verifikimet paraprake bëhet me dije se temperaturat e larta dhe mosha mund të kenë shkaktuar arrest kardiak, raporton Top Channel.
Trupi po dërgohet në morgun e spitalit, për ekzaminimet ligjore. Prej disa ditësh vendi ynë është i përfshirë nga temperatura të larta ku termometri në disa zona ka shkuar mbi 40 gradë Celcius.
Këshillohet që fëmijët, mosha e tretë dhe gratë shtatzënë të shmangin orët e pikut të vapës ku temperaturat janë të papërballueshme.












