Gazeta greke “Kathimerini” ka shkruar sot për Samitin e BE ku ndalet edhe tek Shqipëria, për të cilën thotë se ka një “mesazh të ri nga Greqia”.
Burimet nga Brukseli bëjnë me dije se “Greqia do të bëhet pengesë për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, nëse nuk i jepet zgjidhje çështjes Beleri”.
“Në fund të fundit, Greqia ka dorëzuar tashmë një deklaratë me shkrim, e cila shoqëronte letrën e Këshillit Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe që vendoste si tre kushte bazë për promovimin e perspektivës së anëtarësimit të Tiranës, betimin e Fredi Belerit, gjykimin e drejtë dhe respektimin e tij. për prezumimin e pafajësisë”, shkruan gazeta greke.
Greqia ka paralajmëruar se do i vendosë bllokadë Shqipërisë nëse nuk do të lejohet që të betohet Beleri si kryetar i bashkisë së Himarës.












