Ulja e paralajmeruar e prodhimit të naftës së papërpunuar nga Arabia Saudite, Rusia dhe anëtarët e tjerë është shoqëruar me efekte të menjëhershme me rritjen e çmimit në bursat ndërkombëtare.
Kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve në vend, Luigj Aliaj, tha për TV Klan se pritshmëritë janë që në javën e ardhshme, çmimi i karburanteve të shtrenjtohet më tej.
“Duhet patur parasysh se në çmimin final të karburanteve, 120 Lekë janë vetëm taksat dhe pjesa tjetër është çmimi real i karburantit. Dollari ka qënë në favorin tonë dhe na ka ndihmuar të mos rrisim çmimin e karburanteve, por situata gjeopolitike mes vendeve prodhuese dhe atyre eksportuese duket e tensionuar, duke u reflektuar me luhatshmërinë e çmimit të naftës në bursë. Në javën e ardhshmë do të duhet të blejmë sërish në treg dhe pritshmëritë janë që çmimi të rritet”, tha ai.
Në Shqipëri vijon të ketë një trend rritës së çmimeve të naftës me pakicë, që prej momentit të shkrirjes së Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve.