Pas 20 vitesh rikthehet “Njerëz dhe Fate 2”, por kësaj radhe si film, duke risjellë edhe një herë emocionet e atij prodhimi kinematografik që vite më parë ishte më i dashuri për publikun e që zuri vend në historinë e prodhimeve më të suksseshme kinematografike shqipatre.
Nuk mund të ndodhte ndryshe, premiera e filmit, që u shfaq mbrëmë në të gjitha kinematë, mblodhi jo vetëm kastin e aktorëve, por edhe një pjesë të publikut që e ka pritur me padurim këtë rikthim.
Protagonisti Arben Derhemi, kësaj radhe vjen jo vetëm si aktor, por edhe si producent, ndërsa kasti ndan lajmin e mirë, që ky film i hap rrugën xhirimeve të “Njerëz dhe Fate 3” që do të pasqyrojë realitetin shqiptar.
Nga mbrëmë e në vazhdim, “Njerëz dhe Fate 2” do të jetë në të gjithë kinematë e vendit, për të shëtitur dhe në atë europiane dhe së shpejti edhe në ekranin e Televizionit Klan.












