Është kryer për herë të parë në Shqipëri teknika që shmang bypass-in e zemrës, duke ofruar një zgjidhje efikase dhe më pak invazive për pacientët.
Lajmin e mirë e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu e cila bën me dije se kjo procedurë moderne dhe mini-invazive u udhëhoq nga Asist. Prof. Aurel Toma, kardiolog me përvojë ndërkombëtare.
“Për herë të parë në Shqipëri, kryhet në Spitalin e Shkodrës kryhet me sukses teknika që shmang bypass-in e zemrës. Kjo procedurë moderne dhe mini-invazive u udhëhoq nga Asist. Prof. Aurel Toma kardiolog me përvojë ndërkombëtare. Falë përkushtimit së tij, si dhe bashkëpunimit me ekipin e Shërbimit të Hemodinamikës në Shkodër, u realizua me sukses trajtimi i një okluzioni kronik të arteries koronare përmes “përqasjes retrograde”. Kjo teknikë e avancuar eliminon nevojën për bypass-in aorto-koronar, duke ofruar një zgjidhje efikase dhe më pak invazive për pacientët”, shkruan Koçiu.












