Sinoptikania Tanja Porja parashikon që ditën e premte pritet një renie me 2-3 grade e temperaturave në të gjithë territorin e Shqipërisë.
I nxehti afrikan do të jetë i pranishëm edhe në fundjavë, kurse temperaturat ekstreme të larta do të rikthehen (të hënë dhe të martën) e javës tjetër ku termometri do të shënojë 43 gradë Celcius.
“Të premten do të ulen temperaturat, rreth 2-3 gradë më pak. Por kur bëhet fjalë për temperatura të larta, ndihet diferenca edhe kur bëhet fjalë për një ulje prej 2-3 gradësh. E premtja do të shkojë 40 gradë, e shtuna 41 dhe e diela 42 gradë celcius. Kurse e hëna dhe e marta do të vijojë i nxehti afrikan me temperatura ekstrem të larta, 43-44 gradë celcius“, tha Porja në “A2 CNN”.












