Një lajm i trishtë erdhi krejt papritur nga qyteti i vogël i Bilishtit.
Profesori i nderuar, gazetari sportiv dhe trajneri i ekipeve të moshave në rrethin e Devollit, Thanas Gjata mbylli sytë përgjithmonë në moshën 62-vjeçare.
Ndonëse njihej për shpirtin e tij luftarak, ai nuk arriti që të triumfonte dhe të mposhte sëmundjen e rëndë e cila prej kohësh i kishte kapluar trupin.
Për të gjithë Thanas Gjata ishte njeriu i fjalës së mirë, bashkëshorti dhe babai shembullor. Me kontributin dhe përkushtimin ndaj sportit, ai la pas një trashëgimi të rëndësishme në Devoll. Brezat që patën fatin ta njihnin, do e kujtojnë me respekt dhe mirënjohje për punën dhe përkushtimin e tij.