Mitropoliti Orthodhoks i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Imzot Ignati ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.
Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Imzot Ignati (Trianti), ishte arvanitas me origjinë nga Thiva, ku lindi më 1934. Zotëronte gjuhën shqipe.
“Sot më datën 20 Korrik 2024, Fjeti më Zotin në moshën 89 Vjeçare, Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Hirësia e Tij Imzot Ignati!Hirësia e Tij, Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Imzot Ignati (Trianti), ishte arvanitas me origjinë nga Thiva, ku lindi më 1934. Zotëronte gjuhën shqipe. Ai studioi në Shkollën Kishtare “Patmiadha”, si dhe në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Athinës. Ishte diplomuar gjithashtu edhe në Konservatorin e Pireut“, thuhet ne njoftim.












