Është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji.
Burime bëjnë me dije se Artur Zheji ishte duke drekuar me bashkëshorten dhe djalin në një restorant në rrugën “Butrinti” në Sarandë, kur dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak.
Zheji u transportua me urgjencë me autoambulancë drejt spitalit “Petro Nako” në Sarandë, por fatkeqësisht mbërriti atje i pa jetë.
Zheji lindi më 29 Gusht 1961 por u nda nga jeta sot në moshën 64-vjeçare duke i trishtuar të gjithë. Artur Zheji, një gazetar karriere në Shqipëri ishte edhe autor i disa botimeve, analist dhe drejtues i disa emisioneve në vend.












