Adriatik Lapaj duket se ka tentuar të adresojë kontradiktën që u krijua në raport me listat e kandidatëve për deputet të koalicionit të tij “Nisma Shqipëria Bëhet”.
Babai i tij, Ferman Lapaj nuk është më deputeti i parë në listën e Shqipëria Bëhet në Berat. Ai nuk figuron më në listën e finalizuar në KQZ. Është Aleksander Bacaj ai që kryeson listën në qytetin e Beratit.
Listat e “Nisma Shqipëria Bëhet” shkaktuan kontradikta ditët e fundit. Përveç rastit të babait, lajm bëri edhe marrëveshja e lënë përgjysmë e minutave të fundit me Dash Sulën, deputetin e zhgënjyer të Partisë Demokratike, me kritikë që e quajtën pazar të prishur.













