Sali Berisha ka refuzuar të shkojë ditën e sotme në SPAK, pas vendimit të GJKKO, sipas të cilit, ai duhet të paraqitet në ambientet e SPAK dy herë në muaj.
Berisha në vend të shkojë në SPAK, është paraqitur duke u “strehuar” në Kryesinë e Kuvendit. Ai ka thënë se vendimi duhet të ishte paraqitur në Kuvend dhe jo në Partinë Demokratike.
Berisha tha se është shkelur Kushtetuta dhe se do shkojë sa herë në Prokurori, por mjafton që kjo të votohet në Parlament.
“Së pari, përveç medieve, nuk kam asnjë njoftim! Së dyti, jam i gatshëm të shkoj në çdo kohë në SPAK për t’iu përgjigjur çdo pyetje. Nuk pranoj kurrë sanksionet antikushtetuese të Edi Ramës dhe bandës së tij. Por përderisa Kushtetuta është në fuqi, nuk ka bandit në Shqipëri, sa në botë, që të më imponojë mua të shkel Kushtetutën”, tha Berisha.












