Partia Demokratike fitoi me 45.1% të votave në qarkun e Lezhës, përkundër 42.2% të Partisë Socialiste.
Si rezultat, në përfundim të numërimit koalicioni i Berishes fitoi 4 mandate, ndërsa Partia Socialiste mori 3 karrige per parlamentin e ardhshem.
Por në kampin socialist, pati një garë të fortë deri në momentin e fundit për kandidatin e listës së hapur. Kandidatja fituese doli mësuesja Marjeta Neli 6,745 vota, e cila do të jetë në Kuvend në legjislaturën e re. Pas saj, u renditën Admir Kadeli dhe Pranvera Skana me respektivisht 5600 dhe 5531.
Në këtë mënyrë, Marjeta Neli i bashkohet 2 deputetëve të tjerë të listës së mbyllur të PS, Ulsi Manja dhe Ermal Pacaj.












