Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda ka vendosur të bëjë rokadë në Policinë e Shtetit, duke transferuar shefat e komisariateve.
Këtë herë ndryshimet janë kryer në nivel komisariatesh në Tiranë, Shkodër dhe Kukës.
- Emërimet në Policinë e Shtetit:
》Idriz Daulle, nga zvdr. i rendit në DVP Tiranë emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 5, Tiranë.
》Besmir Qebini, nga Shef Komisariati i Policisë nr 5 emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.
》Bekim Lika, nga Shef i Komisariatit të Policisë Kukës, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër.
》Ermal Kenaçi emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, Tiranë.
》Feliks Hoda emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, Tiranë.
》Ervis Gjoshi, nga Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, emërohet Zëvendësdrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
》Robert Losha emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 7, Tiranë.
》Elton Shahini emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë.












