Luan Rama u shkëput nga politika, pas zgjedhjeve elektorale të vitit 2021, pasi nuk arriti të merrte dot mandatin e deputetit, ku garonte si drejtues politik i LSI-së në Qarkun e Vlorës.
Gjatë fushatës elektorale u përfol për përplasje të forta mes tij dhe eksponentëve kryesor të LSI-së, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Ilir Metën, e duket se këto zëra i ka konfirmuar së fundmi vetë Luan Rama.
Gjatë një interviste televizive i pyetur se me cilin nga politikanët e sotëm nuk flet më, ai nuk nguroi të përmendte emrin e Ilir Metës, por pa treguar arsyet.
Pyetje: Me cilin nga politikanët sot nuk flet më?
Luan Rama: “Me Ilir Metën. Por preferoj të mos e zbuloj arsyen. Është një sekret mes nesh që kam zgjedhur ta mbaj për vete”












