Analisti Fatos Lubonja i cili njihet si mbështetës i Sali Berishës së fundmi ka komentuar situatën politike në vendin tonë.
Sipas tij, lëvizjet e Sali Berishës janë të dëshpëruara pasi ai nuk gëzon mbështetjen ndërkombëtare dhe është shpallur “Non Grata”.
“Unë gjykoj se opozita tani po i drejtohet me një përpjekje të dëshpëruar publikut dhe ndërkombëtarëve. Qeveria ka mbështetjen e ndërkombëtareve qe i thonë Ramës ‘vazhdo’, Berishën ia kanë shpallur non-grata. Tani grupi Berisha po bën lëvizje të dëshpëruara, por nuk e di sa do ketë rezultat. Ky lloj konflikti ashtu si zhvillohet atje, është humbje dhe dështim i të gjithëve” – shprehet Lubonja.












