Zv/kryeministrja, Belinda Balluku ka folur për raportet e saj me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Balluku ka mohuar një luftë të brendshme në PS, një “imagjinatë” që e dëshiron aq shumë Partia Demokratike e udhëhequr nga Sali Berisha.
“Unë me Erion Veliajn jemi miq të mirë dhe kemi qenë miq prej shumë kohësh, para se të kemi këto detyra. Unë e kuptoj që gjithmonë kërkohet që të ketë një telenovelë. Unë e kuptoj shumë mirë që ka një vëmendje dhe tendencë për telenovela nëpër lajme, por për të thënë të drejtën janë duke rrëmuar në vendin e gabuar se as unë, as Erioni nuk kemi ndonjë rezervë ndaj njeri tjetrit. Erioni është një figurë politike. Sot ka qenë në tryezë me mua dhe me gjithë drejtuesit e tjerë të qarkut dhe është duke punuar, ashtu siç ka punuar çdo ditë dhe për këtë ju siguroj”, tha Balluku.