Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kaluan pushimet e para së bashku, pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”.
Ata iu drejtuan Turqisë dhe nuk harruan të ndajnë me ndjekësit në rrjete sociale momentet e bukura me njëri-tjetrin. Mirëpo, pushimet nuk zgjatën shumë, pasi çifti po i rikthehet shpejt punëve të lëna pezull.
“Mbaruan pushimet”, shkroi Luizi.
Në InstaStory, Luizi ka ndarë një foto me Kiarën në avion, ku të dy shfaqen të trishtuar për përfundimin e pushimeve.












